Transmetuar më 06-07-2020, 17:18

Eksperti i Shëndetit Publik, iu ka bërë thirrje personave mbi moshën 65-vjeç që të shmangin përdorimin e transportit urban.

Erion Dasho ka reaguar pas fotove që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku qytetarët e shumtë janë dyndur sot në autobuzat e linjave kryeqytetase për të shkuar në punë apo shtëpi.

Por sipas tij, fotot e qytetarëve që rrinë afër njëri-tjetrit, pa maska, përbëjnë shqetësim për përhapjen e të infektuarve nga COVID-19. “Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave”- thekson ai.

Reagimi i plotë i Erion Dashos:

“REKOMANDIM URGJENT!!!

Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.

MBRONI VETEN!!!”

/NOA.al