Transmetuar më 06-07-2020, 17:06

E rrallë. Një 16-vjeçar rus ka përfunduar në gjendje kome, pasi u godit nga një rrufe gjatë stërvitjes.

Ivan Zaborsky është duke luftuar pas ngjarjes, me jetën.

Ai aktualisht ndodhet në një spital të Moskës. Adoleshenti, që po bënte stërvitje të diferencuar nga grupi, kishte rreth qafës një zinxhir metalik, i cili u bë shkak i goditjes së rrufesë.

Video e bërë publike tregon momentin kur Ivan shihet teksa godet topin dhe menjëherë pas këtij veprimi, ai goditet nga rrufeja.

Kanë qenë shokët dhe trajnerët e ekipit që i dhanë ndihmën e parë, pas mbërritjes së urgjencës spitalore. Raportohet se momentalisht gjendja shëndetësore e të riut është e rënduar.

Në lidhje me incidentin ka folur edhe motra e futbollistit, Katerina, e cila tha se mjekët i shpjeguan se futbollisti ishte me fat, nisur nga fakti që ka shpëtuar pa ndërruar jetë në vend. /NOA.al