Transmetuar më 06-07-2020, 09:11

Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare kompozitori legjendar i muzikave që bënë histori, Ennio Morricone.

Muzikanti i madh u nda nga jeta gjatë natës duke zbardhur e hëna, në një klinikë në Romë të Italisë.

Morricone është autori i kolonave më të njohura muzikore të kinemasë italiane si botërore ai “Për një grusht dollarë”, “Mission”, “Ishte një herë America”, “Malena” etj.

Muzikanti i njohur u dërgua në spital, pasi rrëshqiti dhe u rrëzua, por traumat e marra dhe mosha e avancuar i kushtuan jetën.

Funerali në nder të Morricone do të mbahet në mënyrë private, ashtu siç dhe e kishte kërkuar. /a.y/noa.al