Transmetuar më 06-07-2020, 01:21

Përvoja 20 vjeçare në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik duket se nuk ëshyë asgjë para këtyre 20 javëve plot testime intensive që po bëhen për koronavirusin e ri COVID-19.

Klementina Saliasi punon në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik dhe ka mbetur e përkushtuar edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.

Klementina është nënë e dy fëmijëvë të vegjël, por i është përkushtuar identifikimit laboratorik të COVID-19 pa orare, në përgjigje të nevojave nga i gjithë vendi.

“Klementina Saliasi prej 20 vitesh punon në laboratorin tonë të referencës në Institutin e Shëndetit Publik.

E palodhur në këto muaj të epidemisë, Klementina, nënë e dy fëmijëve të vegjël, i është përkushtuar identifikimit laboratorik të COVID-19 pa orare, 24/7 në përgjigje të nevojave nga i gjithë vendi! Krenare për njerëzit e punës. Bashkë kundër COVID-19”, thotë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.