Një grua bie nga kati i gjashtë i pallatit
Transmetuar më 05-07-2020, 22:50

Një grua në moshë të thyer ka rënë nga lartësia e një pallati ku banonte, raporton noa.al duke cituar burime nga policia.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 19:20. Policia tha se është njoftuar se një person, (femër e moshuar) dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë (mbrapa furrës “Qerimi 3”).

Përveç, policisë në vendngjarje kanë dalë edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”.

Policia po merret me ekzaminimet në vend-ngjarje dhe me rrethanat si ka ndodhur rasti.

Loading...