Dyshimi serioz: Dikush fiku qëllimisht oksigjenin tek Infektivi, vdiqën 4 persona
Transmetuar më 05-07-2020, 17:33

Dyshime serioze vijnë nga spitalin Infektiv në Prishtinë për vdekjen e katër personave brenda 30 minutash që të gjithë, natën duke gdhirë dita e sotme.

Burime të Indeksonline brenda hetuesisë bëjnë të ditur që nga ora 12:30 pas mesnate deri në ora 1:00 dyshohet që dikush me qëllim e ka ndalur oksigjenin.

Kështu gjatë këtij intervali kohor kanë vdekur 4 persona, të cilët ishin infektuar me Covid-19.

Sot është duke u hetuar personeli mjekësor i Klinikës Infektive, i cili po dyshohet që ishte faktor kryesor në vdekjen e pacientëve me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë doli para pak me qëndrim zyrtar dhe ka konfirmuar se të gjithë pacientët e vdekur kanë qenë me Covid-19 dhe në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve. Ajo çka SHSKUK mund të konfirmojë deri në këto momente është se të gjithë keta pacientë kanë qenë të konfirmuar përmes metodës standarde të aplikueshme të dignostikimit me Covid-19 dhe kanë qenë në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive-QKUK”, thuhet në njoftim.

Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSh dhe SHSKUK u bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakoshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore”, vijon komunikata e MSh.

Në njoftim thuhet se nga SHSKUK ka konfirmuar se fluksi i pacientëve me pasqyrë të rëndë klinike nga Covid-19 është rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa thuhet se QKUK ka rritur kapacitetet e saja të Mjekimit Intensiv, me qëllim të trajtimit të të gjithë pacientëve të spitalizuar, pavarësisht ngarkesave të mëdha.

Loading...