Transmetuar më 05-07-2020, 17:13

Hëna e planetit Jupiter ka jetë jashtëtokësore, shpreh bindjen shkencëtari i agjencisë amerikane të hapësirës, prof. Dr. Mohit Melwani Daswani.

Gjeokimisti i NASA, thotë se Hëna e Jupiterit e emërtuar ‘Europa’, përmban të gjithë elementët për të pasur jetë.

Sipas tij, alienët mund të jetojnë nën sipërfaqen e këtij sateliti që është 400 milionë milje larg Tokës. Hëna Europa është një nga satelitët më të mëdhenj në sistemin diellor.

Imazhe të Hënës Europa pranë Jupiterit

Hëna e Jupiterit është e ngrirë dhe ka një shtresë të madhe akulli. Edhe pse konsiderohet sateliti i Jupiterit, ngjan më shumë me një planet pasi ka një atmosferë të pasur me oksigjen.

Imazhe të Hënës Europa pranë Jupiterit

“Besojmë se oqeani i ngrirë i këtij sateliti mund të jetë i banueshëm dhe të ketë jetë”, tha autori i studimit duke treguar se ky oqean është i pasur me elementë njësoj si në Tokë. Në përbërje ka gjithashtu klorur.

Imazhe të Hënës Europa pranë Jupiterit

Daswani shprehet se oqeani i Hënës së Jupiterit është i ngjashëm me shumë oqeane në Tokë dhe këmbëngul se është vendi ku mund të ketë jetë jashtëtokësorë.

Mohit Melwani Daswani