Transmetuar më 05-07-2020, 15:10

Situata e krijuar nga COVID-19 dhe urdhërat e autoriteteve, nuk kanë penguar maturantët që të zhvillojnë festën e mbrëmjes së maturës. Këta të fundit, kanë anashkaluar këshillat e specialistëve për rrezikun e koronavirusit, duke vijuar ritualin e përvitshëm.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa maturantë në Shkodër, të cilët kanë sfiduar njëri-tjetrin, me makinat luksoze të përzgjedhura, për të shkuar në mbrëmjen maturës. Në një video të publikuar nga “JOQ Albania”, shihet parada e makinave luksoze, të markave “Audi”, “Benz”, “Golf” apo “BMW”, që ata kanë zgjedhur për këtë natë të veçantë.

Ministrja e Shëndetësisë, Besa Shahini ndërkohë pak muaj më parë deklaroi se mbrëmjet e maturës këtë vit do të anulohen. Mirëpo maturantët e Shkodrës nuk kanë dashur ta humbin këtë natë speciale dhe kanë anashkaluar të gjithë këshillat dhe urdhërat e autoriteteve.

Sakaq Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e djeshme gjatë një inspektimi të përbashkët me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun, paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë për subjektet që shkelin rregullat e COVID-19.