Respiratorët e blerë nga MSH nuk funksionuan, humbën jetën 5 pacientë me COVID-19 tek Spitali Infektiv i Prishtinës
Transmetuar më 05-07-2020, 15:00

Aparatët respiratorë të cilët janë blerë përgjatë kohës sa në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ishte Arben Vitia, dyshohet se nuk kanë treguar rezultat tek personat e infektuar me virusin Covid-19.

Po ashtu dyshimet janë edhe për mosfunksionim të sistemit të oksigjenit që i furnizon respiratorët.

E këto dyshohet të kenë qenë edhe arsyeja e vdekjes së pesë personave në mbrëmjen e djeshme në Kliniken Infektive në QKUK.

Kështu bëjnë të ditur burime nga ministria e Shëndetësisë. Në anën tjetër Policia e Kosovës e cila nga orët e hershme të mengjesit ka rrethuar objektin e QKUK-së, për të nisur edhe hetimet lidhur me vdekjen e këtyre pacientëve.

Akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Policisë së Kosovës, por me urdhër të prokurorit, policia ka shkuar në këtë klinikë për verifikuar nëse ka të bëjë me defet teknik në respiratorë apo me ndonjë prishje të qëllimshme.

Sipas dokumentacionit që MSH ka dorëzuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi shihet se në procedurën e 12-të të prokurimit e zhvilluar nga MSH për blereje të respiratorëve, Ministria e Shëndetësisë në kohën e Arben Vitisë ka nënshkruar kontratë me 02.04.2020, për furnizim me respiratorë në vlerë 749,000 euro prodhim kinez.

Loading...