Transmetuar më 04-07-2020, 22:27

Numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë i lartë sepse është gjithashtu i lartë numri i testimeve, thotë presidenti Donald Trump.

Në një deklaratë sonte, z.Trump analizon shifrat dhe shpjegon pse pjesa tjetër e botës del me shumë më pak të infektuar se SHBA.

Trump thotë se deri sot janë testuar 40 milionë shtetas amerikanë ose më shumë se 10 për qind e popullsisë në vend, ndërkohë që nëpër botë testohen vetëm ata që kanë shenja të sëmundjes dhe bëhen për spital dhe deri kontaktet e tyre të afërta.

Nga 40 milionë të testuar në SHBA, rreth 3 milionë kanë dalë të infektuar, ose më pak se 10 për qind.

"Nëse nuk do të testonim kaq shumë dhe aq me sukses, do të kishim shumë pak raste. Nëse provoni të testoni 40,000,000 njerëz, do të keni shumë raste që, pa testimin (si vendet e tjera), nuk do të shfaqeshin çdo natë në Fake Evening News", tha z.Trump duke sulmuar mediat kryesore si New York Times dhe CNN.

"Në një farë mënyre, suksesi ynë i jashtëzakonshëm i Testimit po i jep Media Fake News gjithçka që ata duan, RASTET sa më shumë raste", shtoi ai.

Presidenti evidenton se ndërkohë, vdekjet dhe shkalla e vdekshmërisë po bien, por sipas tij, për këtë nuk flitet nga Fake News, dhe mediat kurrë nuk do ta bëjnë këtë.

E në këtë pikë, Trump e mbyll mesazhin e tij me pyetjen therëse: "Ndokush ka nevojë për ndonjë ventilator?" /noa.al/