Kosovë, një 38-vjeçar vdes nga koronavirusi
Transmetuar më 04-07-2020, 18:08

Ndërron jetë një person në Kosovë i cili ishte infektuar me koronavirus.

Ai ndërroi jetë këtë të shtunë.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, për të cilin familja njoftoi se është shtruar në spital të premten.

Mediat vendase shkruajnë se për rastin institucionet shtetërore ende s’kanë njoftuar zyrtarisht.

Deri tani në Kosovë, sipas raportit të së premtes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë regjistruar 58 vdekje.

Në Kosovë, nga fillimi i pandemisë e deri më tani, janë regjistruar 3178 raste pozitive, ku 1824 prej tyre që janë shëruar. 1296 është numri i rasteve aktive./noa.al/

Loading...