Transmetuar më 04-07-2020, 14:38

Pamje të pabesueshme vijnë nga një plazh në Karolinën e Jugut, ku një shqiponjë ka kapur peshkaqenin e madh dhe bashkë me të fluturon për në fole.

Ky moment nuk i shpëtoi pushuesve në plazh që shikonin me habi.

Videoja është filmuar në plazhin Myrtle ku shihet se si shpendi gjigant ka arritur që të ngrejë peshkaqenin.

Ekspertët kanë vlerësuar se bëhet fjalë për një lloj të veçantë të shqiponjës, që për “specialitet” ka kapjen e peshqve të mëdhenj. /k.k/noa.al/