Transmetuar më 03-07-2020, 17:40

Nisur nga situata e rënduar me koronavirusin, kryetari i bashkisë së Beogradit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Zoran Radojiçiç, njoftoi se kjo vjen për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike të shkaktuar nga koronavirusi.

Kjo gjendje pritet të jetë të paktën deri në 18 korrik.

Ndërkohë, Presidenti serb njoftoi një ditë më parë për disa nga masat që kanë nisur të zbatohen nga sot.

Klubet e natës do të mbyllen për dy javë, nga ora 23:00, deri në 06:00 të mëngjesit. /k.k/noa.al/