E frikshme, Poli i Jugut po ngrohet tre herë më shpejt se pjesa tjetër e Tokës
Transmetuar më 03-07-2020, 16:57

Prej vitesh ngrohja globale përbën një kërcënim për njerëzimin, dhe për përmirësimin e këtij fenomeni janë shpenzuar shumë.

Një fakt tjetër i rëndë është se Poli i Jugut është ngrohur më shumë se tre herë mbi mesataren globale gjatë 30 viteve të fundit, sipas një studim i ri.

Kjo mund të ketë pasoja të mëdha për shkrirjen e pllakave të akullit të Antarktikut, jetën detare në rajon dhe ngritjen e niveleve globale të detit.

Studimi, i botuar në revistën Nature Ëeather Change, të hënën, hedh dritë në rajonin më të largët në Tokë.

Ndërsa shkencëtarët kanë ditur prej vitesh që rajonet e jashtme të Antarktidës po ngrohen, ata më parë menduan se Poli i Jugut, duke qenë i vendosur thellë në brendësi të tij, ishte i izoluar nga rritja e temperaturave globale.

“Kjo nënvizon se ngrohja globale është realisht globale dhe po e bën rrugën e saj në këto vende të largëta”, tha Kyle Clem, bashkëpunëtor i studimit pasdoktoral në Shkencën e Klimës në Universitetin e Uellingtonit dhe autor kryesor i studimit. /k.k/noa.al/

Loading...