Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Turqi, 50 të plagosur
Transmetuar më 03-07-2020, 13:13

Një shpërthim i fuqishëm u shënua paraditen e sotme në një fabrikë fishekzjarrësh në Sakarya, në veriperëndim të Turqisë.

Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua deri në 50 kilometër distancë, ndërsa pamjet e publikuara nga mediat turke, tregojnë një re të madhe tymi mbi të gjithë strukturën.

Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur disa ekipe zjarrfikësish, ndërkohë që në momentin e ngjarjes brenda në fabrikë ndodheshin rreth 150 punëtorë.

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërkohë që dyshohet për viktima të shumta.

Rreth 50 punonjës të fabrikës mbetën të plagosur nga shpërthimi, deklaroi kryebashkiaku i qytetit Turgut Baboglu.

Në magazinën e fabrikës ndodheshin rreth 100 ton eksploziv. /a.y/noa.al

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Turqi, 50 të plagosurLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2172186.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Vendredi 3 juillet 2020

Loading...