Kryeministri i Kosovës vjen sot në Tiranë, axhenda e takimeve
Transmetuar më 03-07-2020, 08:43
Avdullah Hoti

Kryeministri i ri Kosovës, Avdullah Hoti vjen sot në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë qëndrimit të tij, do të takohet me krerët e shtetit, duke mbajtur kështu vizitën e parë që nga marrja e detyrës.

Kjo vizitë vjen pak ditë pasi Edi Rama qëndroi në Kosovë, për tu njohur me akt-akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Hagës për Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli, të akuzuar për krime lufte.

Në orën 10.10 do të mbahet takimi mes dy Kryeministrave dhe më tej në 11.30 do të dilet në konferencë të përbashkët.

Në orën 13.10 është parashikuar takim me Presidentin Ilir Meta dhe një orë më vonë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Në 14.45 është parashikuar takimi me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe në 15.30 me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /a.y/noa.al

Loading...