Sherr për parkimin, gruaja nxjerr armën dhe kërcënon 15-vjeçaren me të ëmën e saj. Arrestohet!
Transmetuar më 02-07-2020, 20:18

Një grua është filmuar duke nxjerrë një armë dhe ku shihet edhe duke kërcënuar një familje me ngjyrë në një konfrontim të tmerrshëm, pranë një parkingu, në Misuri.

Ata ishin konfliktuar fillimisht në hyrje të parkingun e një restoranti.

Gruaja u filmua duke nxjerrë armën, për të kërcënuar pjesëtarët e një familjeje me ngjyrë, në një kohë kur ka portesta dhe trazira në mbarë botën për racizëm.

Ngjarja tronditëse ndodhi në një park makinash në Orion Township, Michigan.

Sipas viktimës, shoferi u përpoq ta godiste atë me makinën e tij.

Pasagjerja më pas doli duke nxjerrë një armë dhe duke thënë: ‘Largohuni!’

Gruaja përfundimisht u kthye në makinën e saj dhe më vonë u arrestua nga policia.

Video tronditëse, e filmuar nga viktima, tregon qartë sesi një grua kërcënon me një pistoletë në Takelia Hill vajzën 15-vjeçare Makayla, në një parkim jashtë një restorantit.

Vajza thirri të ëmën, por incidenti nuk u ndal. Duke folur për Detroit News, Makayla tha: ‘Para se të të hyja në Chipotle, kjo grua po dilte por unë e kisha zënë rastësisht rrugën prej nga ku ajo mund të dilte".

"Ajo më goditi mua, por unë i thashë: Më fal. " Dhe më pas ajo filloi të më qortonte dhe të thoshte gjëra që nuk më lejon edukata t’i them."

Sjellja e gruas ka ndezur edhe tepër debatet në SHBA, për mënyrën sesi trajtohen ngjerëzit me ngjyrë./NOA.al

Loading...