Transmetuar më 02-07-2020, 19:58

Mbi 300 elefantë janë gjetur të ngordhur në Botsvana të Afrikës së Jugut në harkun kohor të dy muajve të fundit.

I çuditshëm është fakti se deri më tani nuk dihet shkaku.

Dr Mçann, i organizatës bamirëse National Park Rescue, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, është shprehur se shkak mund të ketë qenë thatësira dhe vapa e madhe që vendi po përballet këtë kohë.

Ai gjithashtu shprehet se ekziston mundësia që vdekja e tyre të lidhet edhe me diçka që po sulmon pontecialisht sistemin e tyre neurologjik.

Po ashtu nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë sëmundje. /k.k/noa.al/