Dikur i palestruar dhe me muskuj, por shikoni si e ka transformuar koronavirusi
Transmetuar më 02-07-2020, 17:55

Koronavirusi vijon të jetë problem thuajse në të gjithë botën, tashmë prej muajsh.

Disa e quajnë grip të thjeshtë, për të tjerët përbën rrezik serioz deri në humbje jete.

Një provë konkrete është ajo me një 40-vjeçar, trajner fitnesi në SHBA, i cili u prek nga koronavirusi.

Ndryshimi është vërtet i frikshëm.

Ai qëndroi 25 ditë në koma dhe humbi shumë kilogramë. Para se të infektohj nga koronavirusi, në 15 mars, trajneri kishte një fizik mbresëlënës, por pasi doli nga spitali ai kishte humbur forcën e krahëve si dhe masa muskulore në zonën e gjoksit e këmbëve kishte rënë.

40-vjeçari është shprehur se pavarësisht se merrej me stërvitje çdo ditë dhe nuk kishte pasur asnjë lloj sëmundje tjetër shoqëruese, ai e përjetoi shumë keq, sa as në këmbë nuk mund të çohej dot.

“Personeli mjekësor u kujdes shumë për mua. I kam borxh jetën. U frikësova nga sëmundja, kisha frikën e familjarëve, por e pranoj dhe frikë për veten. Unë qëndrova 25 ditë në gjendje kome dhe rrezikova jo pak që të humbisja jetën.

Fiziku im pësoi një ndryshim drastik. Masa trupore në pjesën e gjoksit dhe këmbëve e humbën forcën. Falë zotit tashmë jam mirë dhe kam lënë pas krahëve atë sëmundje të tmerrshme”, është shprehur Ayyad. /k.k/noa.al/

Loading...