Transmetuar më 02-07-2020, 15:51

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kavajë, ku pa nga afër punën, që ka nisur për rindërtimin e ndërtesave, që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Rama shoqërohej nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj ka edhe një përgjegjësi tjetër, veç tërmetit, atë të përballimit të situatës së Covid-19.

"Ti nuk do jesh kurrë vetëm", – shkroi Rama në mesazhin, që e shoqëroi me disa imazhe të procesit të rindërtimit në Kavajë.

"Në kantieret e Rindërtimit", shkroi Rama, duke shtuar togfjalëshit e tij të zakonshëm, "Kavaja që duam", dhe "Shqipëria që duam". /NOA.al