Transmetuar më 02-07-2020, 13:34

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë.

Mësohet se kërcënimi ndaj saj është bërë nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Kërcënimi ndaj kryeparlamentares ka ndodhur më 23 qershor, dhe është bërë në gjuhën angleze.

Denoncimi është bërë nga një punonjës i stafit të saj dhe policia tha zyrtarisht se, “Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë”. /a.y/noa.al