Transmetuar më 02-07-2020, 10:37

Rreth  350 elefantë janë gjetur të ngordhur në veri të Bostvanës në mënyrë të mistershme, çka ka rritur shqetësimin për shkaqet misterioze dhe afërsinë e kohës së ngordhjes së tyre.

Për shkencëtarët, bëhet fjalë për një “katastrofë mjedisore” e cila filloi në fillim të majit kur një grup elefantësh u gjetën të ngordhur në Okavango. Në fund të muajit, numri ishte arriti në 169 dhe në mes të qershorit më shumë se dyfishi i kafshëve, u gjetën të ngordhur pranë pellgjeve me ujë,

Një ngordhje kaq masive e tillë nuk është parë për shumë kohë, pasi numërohen mbi 350 elefantë të ngordhur.

“Përveç në periudhën e thatësirës, ​​kurrë nuk ka pasur një numër kaq të madh vdekjesh” tha drejtori i OJQ-së National Park Rescue. Qeveria e Botsvana në Afrikën e Jugut, nuk ka kryer ende testime mbi kufomat e elefantëve për të kuptuar arsyet e masakrës dhe nëse ka rreziqe për shëndetin e njeriut. Ndër shkaqet e dyshuara janë helmimi, ose një sëmundje të panjohur.

Po ashtu mes shkaqeve është përmendur edhe koronavuirusi, por një hiptezë e tillë cilësohet e pamundur. Sipas dëshmitarëve lokalë, para se të ngordhnin elefantët nisën që të rrotullohen rreth vetes, si shenjë e një problemi neurologjik, duke u rrëzuar më tej.

Misteri tjetër është se elefantët e ngordhur janë të të gjitha moshave dhe të të dyja gjinive.

Tashmë ekziston shqetësimi se elefantë të tjerë mund të ngordhin në javët e ardhshme, pasi ekzemplarë të tjerë janë parë të dobësuar ndjeshëm, shkruan noa.al. Ngordhja e elefantëve në Okavango, ku ka 15000 ekzemplarë të tillë (10% të totalit), cilësohet si një katastrofë me nivele shumë të mëdha. /a.y/noa.al