Transmetuar më 02-07-2020, 10:10

Së paku 24 persona janë ekzekutuar dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një qendër rehabilitimi për personat me varësi nga droga në Irapuato, në shtetin meksikan të Guanajuato.

Bazuar në dëshminë e të pranishmëve, vrasësit mbërritën në qendër, i detyruan viktimat që të shtrihen përtokë dhe hapën zjarr ndaj tyre.

Në momentin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në qendër ndodheshin 35 persona.

Lidhur me ekzekutimin e shumëfishtë, hetimet janë në vijim. Struktura të ngjashme në

Irapuato, kanë ndodhur edhe më parë, ku në 4 dhjetor në një grup personash të armatosur hyn në një qendër dhe rrëmbyen 25 persona.

Në 8 shkurt, një tjetër qendër rehabilitimi, u rrëmbyen 5 persona dhe ju vu zjarri dy shtëpive pranë qendrës, një ofiçine, disa makinave dhe motoçikletave. /a.y/noa.al