Transmetuar më 01-07-2020, 20:34

Në këto momente po zhvillohet një takim mes krerëve më të lartë të shtetit, kreut të opozitës si dhe kryebashkiakut, Veliaj, me Yuri Kim, në rezidencën e SHBA.

Si asnjëherë më parë, të gjithë krerët e politikës shqiptarë janë bërë bashkë në rezidencën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.

Në takimin e thirrur nga Yuri Kim ndodhen  Rama, Meta, Basha, Ruçi dhe Veliaj.

Si asnjëherë më parë, të gjithë krerët e politikës shqiptarë janë bërë bashkë në rezidencën e mbasadores së SHBA-së, Yuri Kim, por nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi apo axhenda e bisedimeve.

Besohet se është festa e SHBA-ve ajo që bëri bashkë përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare në rezidencën amerikane.

Në takim me kryediplomaten amerikane në Tiranë prej disa minutash kanë shkuar njëri pas tjetrit  kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kreu i PD, Lulzim Basha, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

/NOA.al