Shokuese/ Vdes nga koronavirusi, familja djeg gabimisht trupin e një tjetri
Transmetuar më 01-07-2020, 20:24

Një ngatërresë e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Një familja mendonte se po digjte të afërmin e saj të vdekur nga koronavirusi, por në fund u kremua kufoma e gabuar.

Familjarët e të ndjerit, në pritje të funeralit, qanin mbi trupin e dikujt tjetër.

Gabimi u zbulua kur personat në fjalë u thirrën sërish për kremimin, këtë radhë të njeriut të duhur.

Aty u kuptua çfarë kishte ndodhur. Për ngjarjen ka nisur tashmë një hetim.

“Gabimet e kësaj natyre janë ekstremisht të rralla, por kur ndodhin është thelbësore të bëhet c`është e mundur për tu siguruar që të mos ndodhë më”, u shfajësuan përgjegjësit e kompanisë funerale.

Britania e Madhe është nga vendet me vdekjet më të shumta në botë nga koronavirusi./noa.al/

Loading...