Transmetuar më 30-06-2020, 23:56

Gazetari investigativ, Artan Hoxha është i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku edhe ka folur për të rejat më të “fundit” nga bota e krimit.

Në fjalën e tij, Hoxha bën me dije se grupet kriminale në Shqipëri nuk merren më me trafikun e femrave dhe aq më pak nga vendi ynë.

“Grupet nuk merren më me trafikun e femrave dhe ato shqiptare. Ata që u gënjyen në mesin e viteve 90, në pjesën më të madhe sot i kanë gratë e tyre, vetëm e vetëm që t’i shpëtonin denoncimit.

Një numër shumë i vogël i atyre që janë marrë me prostitucion, ia kanë dalë që të dalin nga rrethi.

Është si para e mallkuar që nuk ia sheh hajrin,”-u shpreh ai.