Transmetuar më 30-06-2020, 22:02

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një makinë ka përplasur duke aksidentuar një fëmijë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” të qytetit bregdetar.

Ndërkaq, siç shihet edhe nga imazhet, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Fëmija i aksidentuar  është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës dhe mësohet se pas ndihmës së parë mjekësore, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

/NOA.al