Transmetuar më 30-06-2020, 20:38

Me fytyrë të pa mbuluar, një 31 vjeçar shqiptar ka dalë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

I riu shqiptar u arrestua të premten e kaluar në Lamia gjatë një tentative grabitjeje, teksa qëlloi me thikë shitësin e një kioske.

Mediat greke shkruajnë se i riu qëndroi rreth dy orë në zyrën e Prokurorit dhe hetuesit.

Ai e ka pranuar krimin dhe kërkoi falje.

Sakaq, 31-vjeçari akuzohet për vrasje në tentativë, me qëllim grabitjen, si dhe për shkelje të ligjit për armët dhe të huajt.

Në seancën e sotme, shqiptari nuk kishte avokat dhe një anëtar i Avokatisë së Lamisë pritet të emërohet për mbrojtjen e tij.

Pas ngjarjes shqiptari u arrestua në Agnanti, ku ai ishte strehuar për t’i shpëtuar arrestimit.

Një 66 vjeçar grek mbeti i plagosur pas sulmit nga një person me kapuç, natën e 26 qershorit. Ai aktualisht ndodhet në kujdesin intensiv në spitalin e Lamias.

Me kërcënimin e një thike, hajduti shqiptar dyshohet se dëshironte të vidhte paratë. /NOA.al