Transmetuar më 30-06-2020, 19:39

Një grua shqiptare 47-vjeçe ka humbur jetën në mënyrë tragjike, në një aksident në Itali, ditën e sotme.

Ajo është identifikuar si Violeta Caka, nënë e tre fëmijëve, teksa po udhëtonte me makinë në Marano të Napolit.

Gruaja shqiptare po tentonte të futej në një pikë karburanti kur një automjet tjetër drejtuar nga një 42-vjeçar e ka aksidentuar.

Pasi doli në korsinë tjetër, u godit edhe nga një makinë e tjetër.

Përplasja ishte fatale për gruan dhe mjekët nuk mundën të bënin asgjë për të. /k.k/noa.al/