Transmetuar më 30-06-2020, 19:29

Një bandë e trafikut të gjerë droge midis Italisë dhe Shqipërisë, u godit sot nga policia, që çoi edhe në arrestimin e 37 personave.

Autoritetet Italiane dhe ato Shqiptare, veç arrestimeve të shumta dhanë urdhra të konfiskimit për prona në Vlorë, që shkonin gjithsej në rreth 4 milion euro.

Ekzekutimi i operacionit ndërkombëtar, u bë i mundur falë  ekipit të përbashkët të Hetimit.

Masat u nxorën nga Gjykata e Barit, si pjesë e operacionit "Kulmi", përmes hetimeve të kryera midis periudhave Mars  2017 dhe Janar 2019.

Sipas mediave italiane depoja ku depozitohej lënda narkotike ishte në provincën e Barit, kështu që transporti në boshtin Puglia-Itali, bëhej përmes tokës nga korrierë italianë.

Risia absolute e këtij hetimi ishte veprimtaria e kryer nga hetuesit italianë direkt në territorin shqiptar, me mbështetjen e Forcave Speciale vendase. Më pas u arrestuan në Sarandë një çift italian, i cili, në emër të organizatës kriminale ndërkombëtare, pas mbylljes se detyrave priste të transferohej në Bari, duke kaluar përmes detit në Greqi.

Hetimet e kryera tregonin që dy kontrabandistë nga Shqipëria me mbi një ton marijuanë, u arrestuan në det, në Molfetta, pas një operacioni në ajër dhe det.

U gjet edhe një depozitë në Savelletri ku mbaheshin rreth 700 kilogramë marijuanë. Përveç armëve kallashnikov dhe fishekëve, policia sekuestroi edhe pajisje të tjera të paligjshme.

U arrestua një korrier italian që mbante mbi 6 kilogramë marijuanë të destinuar për tregun Lucanian, si dhe dy gra shqiptare me mbi 2 kilogram marijuanë, në Bitonto.

Ata posedonin disa karta identiteti të falsifikuara italiane në Shqipëri, të cilat përdoreshin nga shqiptarët mërgimtarë në Evropën Veriore. Në lidhje me këtë të fundit, u krye një masë paraprake, nën arrest shtëpiak, kundër një anëtari të policisë italiane, i cili përveç pajtimit në krimin e prodhimit të dokumenteve të rreme të identifikimit, dha informacion të paligjshme për Ministrinë e Brendshme.

Po ashtu u dha urdhi për të sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me vlerë mbi 4 milion euro, të gjitha në zonën e Vlorës. Një fabrikë e prodhimit dhe tregtisë së kafesë, një kompani e shpërndarjes së pijeve dhe alkoolit, një biznes ushqimor, një restorant-bar, 15 apartamente, një kompleks janë bllokuar pas këtij operacioni.

Në total  rreth tre ton e gjysmë droge e llojit marijuanë, kokainë dhe hashash  u sekuestruan, me vlerë rreeth 40 milion euro si dhe rreth 7 milion përmes dozave të shitjes me pakicë.

Masat paraprake të lëshuara kundër 10 italianëve dhe 27 shqiptarëve, mes të cilëve 25 përfunduan në burg dhe 12 të tjerë në arrest shtëpiak, u kryen në Bari, Romë, Leçe, Matera, Pesaro-Urbino dhe Shqipëri, pas një hetimi ndërkombëtar dhe një Urdhri Evropian të Hetimit.

Më 14 Mars 2018, DIA e Barit arrestoi 43 persona përgjegjës për krimin e trafikimit ndërkombëtar të drogave nga Shqipëria në Itali .

Kjo është goditje e radhës e madhe nga DIA e Barit, pas sekuestrimit të më shumë se 800 kilogramëve marijuanë në Shqipëri, më 10 nëntor 2015.

/NOA.al