Transmetuar më 30-06-2020, 19:24

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën pyjore në zonën e Pashalimanit.

Në pamundësi për të vënë nën kontroll flakët, ka nisur operacioni përmes ajrit me helikopter.

Është një helikopter i Forcës Ajrore që po punon për të vënë në kontroll situatën.

Sipas raportimeve të deritanishme, zjarri nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se kemi të bëjmë me veprim të qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja. /k.k/noa.al/