Transmetuar më 30-06-2020, 19:13

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i drejtuar nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku është ngritur një grup pune i përbërë nga anëtarja e KED, Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese, Marsida Xhaferllari.

Dy gjyqtarëve, posaçërisht Dollani nga gjykatat e Apeleve dhe Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese, do të merren me pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias mbi emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Këto rekomandime do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen e kandidaturave për vendet vakante”, thuhet në njoftimin e KED.

Po në këtë mbledhje, është bërë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse

“Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit”, thuhet në njoftim. /k.k/noa.al/