Transmetuar më 30-06-2020, 17:52

Me mijëra njerëz kanë dalë dhe po protestojnë në sheshin "National Congress", Brazil, kundër Presidentit të këtij vendi, Jair Bolsonaro, si përgjegjës për gjendjen katastrifike si dhe për të nderuar me mijëra njerëz të cilët humbën jetën nga  Covid-19.

Pamjet ku janë varrosur me mijëra njerëz, të cilët kanë humbur jetën ditët e fundit, janë tronditëse.

Brazili është vendi i dytë më i goditur në botë nga pandemia", – transemton NOA.al.

Covid-19, ka vrarë deri tani 57,000 në vendin e njohur të Amerikës së Jugut.

Shumë brazilianë janë zemëruar me presidentin Bolsonaro, i cili u akuzua se ka bërë marrëveshje me Covid-19, në vend që të merreshin masa konkrete për ta zbutur pandeminë.

/NOA.al