Transmetuar më 30-06-2020, 17:05

Del lista e plotë e shqiptarëve të arrestuar dhe që janë nën hetim, lidhur me drogën e kapur si rezultat i i një megaoperacioni italo-shqiptar.

Bilanci i këtij operacioni të ndarë në dy faza ‘‘Kulmi‘ dhe "Shefi‘‘, u bë publik në një konferencë të përbashkët të antimafias italiane e SPAK të mbajtur në Romë.

40 milionë euro drogë e sekuestruar, 4 milion euro asete si prona, automjete, para cash dhe 37 persona të arrestuar është bilanci i megaoperacionit italo-shqiptar të finalizuar mëngjesin e kësaj të hëne.

Kreu i kësaj organizate mafioze mësohet se është një personazh i botës së krimit nga Vlora, tashmë i arrestuar me një mandat të antimafias italiane dhe prokurorisë së posaçme shqiptare.

Operacioni u finalizua mëngjesin e kësaj të hëne.

Të arrestuar: Bledar Allmuça 36 vjeç, Shkëlzen Daci 45 vjeç, Kukës me pseudonimin TANI, Vullnet Daci 33 vjeç, me pseudonimin LEDI, Erind Garubi 29 vjeç, Flamur Gjika 48 vjeç, Tiranë, Elton Hamza 37 vjeç, Ardit Hoxhaj 32 vjeç, Kreshnik Laçi 45 vjeç, pseudonimi NIKU, Ervin Mandri 32 vjeç, Dibër, pseudonimi Vini, Cosimo Semiraro 43 vjec, Bari (Itali), Giovani Dangelo 34 vjec, Bari (Itali), Ledjo Pashaj 32 vjec, Fier, Antonio Pashollari 44 vjec, Dritan Zaganjori 28 vjec, Rolando Laci 23 vjec, pseudonimi RONI.

Ndërkohë, në Vlorë u vunë në pranga shtatë persona të tjerë, pjesë e grupit.

Ata janë, Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë, Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë, Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë, Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë.

Në hetim: Edison Sharka 30 vjeç, Durrës, Bashkim Skura, 52 vjec, Oliver Smakaj 33 vjec, Hasan Tali 32 vjec, Agron Tosku 39 vjec, Ardi Hilaj, Elton Ismaili, Marjus Kaçani, Manushaqe Korri, Fatmir Doka, Lindita Gjika

/NOA.al