Transmetuar më 30-06-2020, 16:12

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një të dyshuar për veprimtari të kundraligjshme.

Në zonën e Bradasheshit, pas kontrolleve në makinë, u arrestua 35-vjeçari me inicialet A.S, nga fshati Vodicë, Berat.

Në brendësi të mjetit tip “porche”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 mijë paund, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre.

Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është proceduar penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi". /k.k/noa.al/