Transmetuar më 30-06-2020, 16:11

Këngëtari i mirënjohur, Frederik Ndoci, ka ngritur disa pikëpyetje të shumta lidhur me të dhënat e Covid-19, kudo në botë, duke i konsideruar ato "fake".

Sipas Frederik Ndocit, i cili ndodhet në SHBA, vendi më i prekur aktualisht nga pandemia në botë, para Covid-19, kishte lloje të tjera gripërash, që merrnin jetë njerëzish, por ka gati gjysmë viti që flitet vetëm për të vdekur nga koronavirusi.

"Pse sot quhen të gjitha covid-19?", pyet ndër të tjera Frederik Ndoci.

"A kanë vdekur më përpara nga gripërat e verës pranverës, dimrit e vjeshtës njerëz?"

"Po pse sot këta viktima që vdesin, thuhet se vdiqën me korona?", janë disa nga pikëpyetjet që nge këngëtari, duke besuar se e tëra kjo situatë është me tepër si një skenografi, që po i paraqitet njerëzimit, pa dhënë arsyen dhe qëllimin se përse ndodh kjo.

Reagimi i Frederik Ndocit:

"Ne çdo verë ka ken gripi ose rrufa ose shpesh alergjia".

"Ku shkuan në 2020 këto gjendje virale?"

"Pse sot quhen të gjitha covid-19?"

"A kan vdekur me përpara nga gripërat e verës pranverës, dimrit e vjeshtës njerëz?

"Po pse sot këta viktima që vdesin, thuhet se vdiqën me korona?"

"A ndryshon gjendja gripale në analizen e parë, që i bëhet individit, dhe pse quhet korona?"

"Sa para (lek)i merren sigurimeve të shëndetit kur diagnostikon doktori dhe vë emërtimin corona dhe sa merr po të thotë të vërtetën?"

"Dhe e fundit, sa do zgjasë kjo skenografi pas 3 nëntorit?"

"Sidomos në Usa e më pas në tan botën."

/NOA.al