Transmetuar më 30-06-2020, 16:06

Vihet në pranga personi i fundit i dyshuar se ka bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa, mbrëmjen e 11 qershorit, te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

I arrestuari është shtetasi Petrit (Gjekson) Pusi, 25 vjeç. Ai u arrestua në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se i riu ishte identifikuar më herët por sot u bë i mundur arrestimi.

Ai njihet si mik i ngushtë i Viktor Markut, i arrestuar pak ditë më parë në Mal të Zi, dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e Markut.

Sipas hetimeve, 25-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën që u përdor për atentatin ndaj Billës. /k.k/noa.al/