Transmetuar më 30-06-2020, 15:57

Kryeministri Edi Rama, u pyet në konferencën e sotme në Prishtinë nëse gjatë takimeve të djeshme në Kosovë, ka pasur jelek antiplumb dhe nëse ndihej i rrezikuar.

Pyetjes së gazetares Rama iu përgjigj me fjalët “Dje apo sot?” dhe përgjigja që mori ishte “Dje”.

Duke mos kursyer buzëqeshjen Rama, tha se “Dje nuk ua provoj dot, për sot ua kisha provuar me qejf… Ju e dini që nuk e kam problem trupin tim. Më lini kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj këto, mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut”.

Me fjalët e tij Kryeministri kujtoi fotot dhe kohën kur bënte plazh pa rroba, të cilat janë përhapur gjerësisht në rrjet. /a.y/noa.al