Transmetuar më 30-06-2020, 13:23

Katër persona me pasuri të dyshimtë, në Tiranë, Tropojë, Kukës dhe Korçë duhet të deklarojnë origjinën e pasurisë së tyre.

Bëhet fjalë për katër persona të dënuar për drogë, prostitucion dhe grabitje me pasojë vdekjen.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Vito Biba, banues në Tiranë, i dënuar për verpën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”;

-Abedin Palnikaj, banues në Curraj, Tropojë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

-Baftjar Gjana, banues në Resk, Kukës, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

-Genti Tahiri, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al