Transmetuar më 30-06-2020, 13:06

Një person nga Vlora rezulton të jetë në krye të grupit kriminal të shkatërruar në orët e fundit nga policia italiane dhe ajo shqiptare, të akuzuar për trafik droge.

Në krye të grupit, prej të cilit janë arrestuar 37 persona, rezulton një qytetar nga Vlora, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Mësohet se bëhet fjalë për një personazh të njohur në botën e krimit dhe me një pasuri të madhe, i cili ka rënë në pranga gjatë super operacionit.

Janë dhjetë persona të arrestuar në Shqipëri, teksa në qytetin bregdetar është sekuestruar edhe një pasuri me vlerë 4 milionë euro.

Në vijim të operacionit një skaf u bllokua mëngjesin e sotëm në Vlorë, i cili dyshohet se transportonte lëndën narkotike të grupit kriminal që u arrestua në operacionin e policisë italiane dhe asaj shqiptare.

Skafi i sekuestruar me emrin “Stuhia” është dërguar në pikën e bllokimit në Vlorë, teksa hetimet janë në vijim, për të zbuluar personat që e përdornin.

Gjatë hetimeve është sekuestruar 3.5 ton drogë, me vlerë prej afro 40 milionë euro.

Bëhet fjalë për lëndë narkotike marijuanë, kokainë dhe kanabis sativa. /a.y/noa.al

Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali, kreu i SPAK: Do hetojmë përgjegjësinë e shtetërore

Operacion i përbashkët sekuestron 40 milionë euro drogë, 37 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri