Transmetuar më 30-06-2020, 10:30

Një skaf është bllokuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ndërkohë që dyshohet se transportonte lëndën narkotike të grupit kriminal që u arrestua në operacionin e policisë italiane dhe asaj shqiptare.

Skafi i sekuestruar me emrin "Stuhia" është dërguar në pikën e bllokimit në Vlorë, teksa hetimet janë në vijim, për të zbuluar personat që e përdornin.

Një operacion antidrogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare, u zhvillua mëngjesin e sotëm, ka vënë në pranga 37 persona në të dy shtetet.

Gjatë hetimeve është sekuestruar 3.5 ton drogë, me vlerë prej afro 40 milionë euro.

Bëhet fjalë për lëndë narkotike marijuanë, kokainë dhe kanabis sativa.

Operacioni i madh u drejtua nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me autoritete të qyteteve të tjera vendase, policinë shqiptare dhe zyrën ndërlidhëse të Interforza në Tiranë.

Në orët në vijim gjatë ditës së sotme, pritet një konferencë për mediat për të zbuluar më shumë mbi operacionin. /a.y/noa.al

Operacion i përbashkët sekuestron 40 milionë euro drogë, 37 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri