Transmetuar më 30-06-2020, 10:24

Një person ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa ka qenë duke u larë në det.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë.

Pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

72-vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Lidhur me ngjarjen, hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al