Transmetuar më 30-06-2020, 10:16

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë.

Rreth orës 09:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar​ një këmbësor ende të paidentifikuar.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje, teksa policia po kryen veprimet e rastit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al