Transmetuar më 30-06-2020, 10:06

Një person është ndaluar nga policia e Elbasanit, i kapur me 35 mijë paund të padeklaruara.

Algert Lloçi me banim në Tiranë, u ndalua nga policia në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në hyrje të autostradës së Elbasanit.

Ai po udhëtonte me një makinë tip “Porsche Cayenne” me targa AA 666 YL, ku nga kontrolli, në kroskotin e mjetit u gjetën 35 mijë paund të padeklaruara.

Dyshimet lidhur me origjinën e parave kanë bërë që Lloçi të shoqërohet në polici.

Aktualisht po hetohet për të zbuluar origjinën e parave dhe destinacionin e tyre. /a.y/noa.al