Transmetuar më 30-06-2020, 08:54
Foto ilustruese

Një operacion antidrogë i policisë së Tepelenës i koduar “Veliqoti”, ka vënë në pranga dy persona për kultivim kanabisi.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe kontrollit masiv të territorit, pasditen e kësaj të hëne ndërhyri policia.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga R. S., 23 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi L. B., 79 vjeç, pasi në oborret e banesave të tyre, shërbimet e policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.

Policia paralajmëron se kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur dronë do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike. /a.y/noa.al