Jozefina Topalli publikon foton: Doja ta ndaja me ju, është shumë e dashur për mua
Transmetuar më 29-06-2020, 23:23

Jozefina Topalli ka publikuar në rrjete sociale një foto të veçantë për të dhe gjithë familjen e saj.

Ish-kryeparlamentarja mesa duket është bërë nostalgjike dhe ka hapur arkivat.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj këtë foto tepër të dashur për të.

Në imazhin e vendosur me kujdes brenda një kornize druri, shihet nëna e Jozefinës, znj.Xhina, e cila mban në duar Jozefinën e vogël, teksa ngjitur me ta është ulur në stol dhe vëllai i saj më i madh.

´Po e ndaj me ju te dashur miq, se eshte foto shume e dashur per mua´, shkruan Topalli krahas fotos. /noa.al/

Loading...