Në Shqipëri do të bëhet testim serologjik masiv. Por a ka vlerë?
Transmetuar më 29-06-2020, 23:12

Qeveria shqiptare ka vendosur të pranojë deri diku kërkesën shumëmujore të opozitës për të kryer tastime masive në vend. Vetëm se nuk bëhet fjalë për testime molekulare, pra tamponë për Covid-19, por teste serologjike.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një intervistë televizive sonte, tha se "brenda kësaj jave Ministria e Shëndetësisë do të vendosë se kur do të fillojnë testet sserologjike tek qytetarët".

"Ne kemi ndjekur një strategji të suksesshme. Kemi bërë testet serologjike tek mjekët. Këtë javë do mblidhet komiteti i ekspertëve ku do të vendosë se kur do të fillojnë testet serologjike në popullatë", – tha Manastirliu.

Testimi serologjik bëhet nëpërmjet gjakut dhe tregon nëse personi ka antitrupa ndaj Covid-19. Por sa vlen testi serologjik dhe pse gjithë bota po bën tamponë dhe jo ende teste serologjike?

Noa.al kërkoi analizën e një mjeku të QSUT i cili pranoi të fliste në kushte anonimati. Mjeku i njohur tha se në këtë situatë është e pavlefshme të bëhen teste serologjike. "Në muajt mars, prill, maj, shqiptarët ishin masivisht të mbyllur dhe virusi nuk gjeti terren për tu përhapur. Tani ka vetëm pak javë që ky virus po shpërthen me të vërtetë në Shqipëri. Të bësh test serologjik duhet që të kalojnë të paktën tre muaj, më mirë akoma 6 muaj, për rezultate më të sakta. Testimi serologjik masiv bëhet vetëm pasi ka kaluar kjo periudhë e infektimit masiv në popullatë. Ne nuk jemi aktualisht në të tilla kushte".

Loading...