Transmetuar më 29-06-2020, 21:45

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete dhe janë plagosur dy drejtues, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Aktualisht gjendja e të dëmtuarve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer veprimet procedurale në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. /noa.al/