Transmetuar më 29-06-2020, 21:03

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj ndan gjithmonë momente mjaft ‘funny’ gjatë orarit të tij të punës me miqtë edhe kolegët.

Së fundmi ai ka publikuar një video ku shihet duke e ngacmuar bashkëshorten teksa e ka shoqëruar të bëjë “shopping”.

“Duke ndihmuar bashkëshorten në ‘shopping’”, ka shkruar Visjani krahas videos.

Ai shihet duke e “gjuajtur” me arusha gjatë gjithë kohës.

Edhe fansat kanë lënë një sërë komentesh duke qeshur pafund me këtë veprim të Visjanit krah partneres së tij.

Më poshtë keni videon: