Transmetuar më 29-06-2020, 19:59

Kryeministri Rama është takuar në Prishtinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi me kreun e Shtetit vjen në një kohë kur mbi Thaçin ka një akuzë të ngritur nga Prokurori Special i Hagës.

Një detaj që u vu re është se pati një takim me duar nga ana e zyrtarëve, edhe pse jo plotësisht.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë,e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë, Presidenti Thaçi pritet të flasë për herë të parë mbi akuzën./k.k/noa.al/